Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katastrofa mjedisore në Maqedoni, Shqipëria me fond paraprak prej 100,000 euro

Katastrofa mjedisore në Maqedoni, Shqipëria me fond paraprak prej 100,000 euro
August 08
13:08 2016

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka bërë me dije këtë të hënë se Shqipëria do të akordojë një fond paraprak prej 100 mijë eurosh në ndihmë të Maqedonisë. Në pronocimin për mediat, ministri bën me dije se ky fond do ndihmojë në lehtësimin e dëmeve të shkaktuara.

“Ky është një fond paraprak pasi autoritetet maqedonase nuk kanë një bilanc të qartë të dëmeve dhe kërkesave. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këto momente”, është shprehur Bushati, i cili bëri me dije se Tirana zyrtare do të vijojë kontaktet me autoritetet maqedonase për të marrë më tepër informacion mbi dëmet e shkaktuara. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje