Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katalunja, piloti humb jetën gjatë provave të Moto GP

Katalunja, piloti humb jetën gjatë provave të Moto GP
June 03
19:40 2016

Një tragjedi është shënuar këtë të premte gjatë provave të lira për Çmimin e Madh të Katalunjës, të vlefshme dhe për klasin “Moto 2”. Piloti spanjoll 24-vjeçar, Luis Salom, i ekipit “SAG”, u rrëzua në kthesën numër 12. Ngjarja ndodhi në orën 16:55 me orën lokale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në qendrën spitalore universitare të Katalunjë, ai nuk mundi të shpëtonte.

Nga imazhet e aksidentit, duket si motori i pilotit merr drejtimin për nga barrierat mbrojtëse, përplaset me to de më pas kthehet e godet pilotin që vijonte të rrëshqiste pas rrëzimit nga mjeti. Piloti Salom është piloti i 46 që humb jetën në një kampionat motoçiklizmi. Ai ishte ngjitur 25 herë në podium dhe kishte arritur të shënonte gjithsej 9 fitore në Moto3.

Komento
Etiketimet
Shperndaje