Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kasapi në Tiranë, më parë pjesë e ISIS

Kasapi në Tiranë, më parë pjesë e ISIS
May 05
12:45 2016

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila dënoi me 126 vite burg 9 xhihadistët, duket se ka shërbyer si shtysë për “AFP”-në për të realizuar një reportazh me një shtetas shqiptar dhe një kosovar që më parë kanë qenë pjesë e Shtetit Islamik.

30-vjeçari Jasini ka treguar historinë e tij, si e morri vendimin për të luftuar në Siri. Ai tashmë punon si kasap në periferi të Tiranë dhe ka refuzuar të tregojë identitetin e tij të vërtetë për shkak të frikës nga pasojat.

Ai ka treguar për “AFP”-në se u largua drejt Sirisë për “të ndihmuar popullin sirian” dhe shpreson që Allahu ta njohë sakrificën e tij pavarësisht se nuk vdiq si dëshmor, por mbeti i plagosur gjatë luftimeve në Aleppo në 2014-n. Ai është baba i tre fëmijëve.

I intervistuari tjetër, Albert Berisha 29 vjeç, ka treguar se vendimi për tu larguar drejt Lindjes së Mesme ishte një “vendim emocional”. Sipas tij, ato çka pa në televizor dhe në rrjetet sociale rreth asaj që ndodhte në Siri, u bënë një shtysë mjaft e fortë.

Përshtatur nga “lajmi.net”

Komento
Etiketimet
Shperndaje