Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kapshticë, policia kufitare godet një rast të sofistikuar të trafikut të lëndëve narkotike

Kapshticë, policia kufitare godet një rast të sofistikuar të trafikut të lëndëve narkotike
November 28
11:10 2016

Nga Anduena Llabani

KAPSHTICË

Goditet një rast i sofistikuar i trafikut të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 34 shishe plastike të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sattiva në formë boçe me peshë rreth 10 kg.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Dorjan Braho, 38 vjeç, banues në Yzberisht –Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë (në dalje të Republikës së Shqipërisë) nga shërbimet e policisë kufitare, duke përdorur kamerën fibroskop në mjetin në pronësi të tij tip “Volkswagen” me targa AA 904 PB, në pjesën e serbatorit, u evidentuan dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

34 shishe plastike të mbushura me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 10 kg.

Shtetasi Dorjan Braho u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 283/a dhe 22 të Kodit Penal.

Komento
Shperndaje