Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kapet pas 12 orësh kërkime autori i vrasjes se 8-fishtë në Selenicë

Kapet pas 12 orësh kërkime autori i vrasjes se 8-fishtë në Selenicë
August 11
06:59 2018

 

Ridvan Zykaj, 24-vjeçari që vrau pasditen e djeshme 8 persona në fshatin Resulaj të Selenicës është kapur nga policia pas më shumë se 12 orësh kërkime nga forca të shumta në periferi të Selenicës.
Me vete i është gjetur edhe arma e krimit.

NJOFTIMI I POLICISË
Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.
Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

 

 

Komento
Shperndaje