Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kapet organizatori i një bande droge, kërcënoi prokurorinë dhe policinë

Kapet organizatori i një bande droge, kërcënoi prokurorinë dhe policinë
December 07
09:03 2017

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Drejtorinë  e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “MYZË”.

Në një lokal në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, u kap dhe u ndalua personi në kërkim: Marko Bushi, 41 vjeç, banues në Urakë, Burrel.

Personi ishte i shpallur në kërkim  në bazë të Procedimit Penal 86 të vitit 2016, procedim  i cili është ndjekur dhe bashkërenduar nga Policia e Shtetit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi më datë 05.10.2016, në bazë të një plani paraprak, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë ushtruar kontroll territori për kultivim të bimëve narkotike në  fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa.

Sipas Ballkanëeb Marko Bushi ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit, dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tij dhe grupit që ai drejtonte në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal.

Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasin e lartpërmendur, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i  narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./Blitz.al/

 

Shperndaje