Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Kapet gomonia me 1 ton drogë, ja detajet nga operacioni “Vjosa”

Kapet gomonia me 1 ton drogë, ja detajet nga operacioni “Vjosa”
January 22
19:15 2019

Një sasi e madhe droge është kapur mëngjesin e sotëm në grykëderdhjen e Vjosës, në kuadër të operacionit me emrin “Vjosa”, një aksion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe partnerëve të Guardia di Finanzia.

Policia e qytetit të Fierit ka dhënë detaje rreth kësaj tentative për trafikimin e lëndëve narkotike, duke zbuluar se bëhet fjalë për 1 ton drogë të bllokuar. Operacioni ka filluar në orën 3:30 të mengjesit, kur u pikas mjeti lundurues disa milje në det, dhe menjëherë Policia Kufitare e Vlorës bashkë me GdF filluan ndjekjen e tij. Ndërkohë forcat operacionale të FNSH-së në Fier e Vlorë patrulluan me disa grupe nga toka, pavarësisht motit të vështirë, duke detyruar kështu trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit. Këta të fundit më pas kanë braktisur mjetin lundurues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, dhe janë larguar në drejtim të pyllit. Polica ende vazhdon ndjekjen për kapjen e tyre.

Përveç sasisë së madhe të drogës, e dyshuar si kanabis,  polica ka sekuestruar 1 mjet lundurues, 2 automjete si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin. /Blitz.al/

Share