Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kapen me 27 kg drogë, pranga ish-nënoficerit të Zallherit dhe 5 të tjerëve

Kapen me 27 kg drogë, pranga ish-nënoficerit të Zallherit dhe 5 të tjerëve
March 26
16:21 2016

Në kuadër të operacionit të koduar “Agimi”, Policia e Tiranës vuri në pranga 6 persona që u kapën në flagrancë me 27 kg lëndë narkotike, e dyshuar si “Cannabis sattiva”. Mësohet se ndër të arrestuarit është edhe një ish-nënoficer në repartin e Zallherit.

Në sajë të hetimit njëmujor është arritur dokumentimi i veprimtarisë kriminale, në përfundim të të cilit është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Fatmir Haka, 33 vjeç, banues në Tiranë, ish-nënoficer në repartin e Zallherit, i liruar prej 3 vjetësh nga Forcat e Armatosura.
2. Ylber Tahiri, 42 vjeç, banues në Tiranë.
3. Arben Metaj, 28 vjeç, banues në Tiranë.
4. Urim Haka, 22 vjeç, banues në Tiranë.
5. Valter Dedndreaj, 30 vjeç, banues në Tiranë.
6. Fatjon Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Këto arrestime u kryen pas informacioneve të marra në rrugë operative, ku rezultonte se pranë banesës së shtetasit Fatmir Haka, këta persona po shkëmbenin një sasi lënde narkotike të llojit “Cannabis sattiva” që do transportohej me një automjet tip BMW me targa AA 933 BX. Në momentin kur automjeti ka hyrë banesën e ish-nënoficerit është kryer ndërhyrja dhe neutralizimi i të arrestuarve. Gjatë kontrollit në mjetin e sekuestruar u gjetën 4 thasë të bardhë të mbushur me “Cannabis sattiva”, ndërsa te këmbët e pasagjerit, në sedilien e parë, u gjet një qese plastike ngjyrë e zezë me lëndë narkotike.

Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri automatike Model 56, së bashku me një karikator me 27 (njëzetë e shtatë) fishekë luftarak, të gjetura brenda mjetit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Hakës, policia gjeti dhe sekuestroi një armë tip pistoletë e markës BLOW, 10 aparate celularë të markave të ndryshme dhe 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale  të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje