Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kapen 190 kg drogë në Durrës. Ishin gati për në Itali

Kapen 190 kg drogë në Durrës. Ishin gati për në Itali
December 01
10:09 2016

Një tjetër sasi e konsiderueshme kanabisi në përpjekje për të kaluar drejt Italisë është kapur nga autoritetet portuale të Durrësit.

Droga është gjetur e fshehur në brendësi të dyshemesë së një kamioni me targa AA 045 ND, e drejtuar nga shtetasi Erblin Tuka nga Shijaku.

Sasia e kanabisit ishte e ndarë në 158 pako dhe pas peshimit ka rezultuar se në total droga kapte peshën e 190 kg.

Policia arrestoi drejtuesin e kamionit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje