Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kaos në Rinas, anulime dhe vonesa fluturimesh

Kaos në Rinas, anulime dhe vonesa fluturimesh
January 12
09:30 2017

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë probleme të shumta në vend dhe mes tyre nuk kanë shpëtuar pa vonesa e anulime edhe disa prej linjave të avionëve që ngrihen dhe zbresin nga Rinasi.

Në faqen zyrtare të faqes së “Tirana International Airport” lajmërohet se janë anuluar 2 linjat që do të niseshin drejt Beogradit dhe Romës në mëngjesin e sotëm në orën 04:15 dhe 05:40.

Gjithashtu janë vonuar një sërë linjash për Milano, Bolonja, Venecia, Ankona dhe Stamboll.

Pasagjerët janë detyruar të qëndrojnë edhe për disa orë në aeroport për të pritur caktimin e orareve të radhës. /Blitz.al/

aeroporti

Komento
Shperndaje