Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kandidati për president i UEFA-s, vizitë në Shqipëri

Kandidati për president i UEFA-s, vizitë në Shqipëri
August 19
19:56 2016

Aleksander Ceferin, i cili është kandidat për postin e presidentit të UEFA-s, ka mbërritur në Shqipëri, ku gjatë kësaj të premteje ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ka takuar presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

Në fjalën e tij, në konferencën për shtyp pas takimit, ai bëri të ditur programin nëse do të zgjidhet president i UEFA-s. Kandidati për president ka premtuar se do të punojë për të përfshirë në UEFA edhe ato vende që nuk janë pjesë e këtij organizmi. Veç kësaj, Ceferin theksoi se do të angazhohet për të çuar përpara futbollin.

Zgjedhjet për president të UEFA-s do të zhvillohen më 14 shtator në Athinë. Krahas Aleksander Ceferin garojnë për këtë post holandezi Van Prag dhe spanjolli Angel Maria Vijar. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje