Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanadaja ndez dritën jeshile për heroinën. Do të përdoret si ilaç

Kanadaja ndez dritën jeshile për heroinën. Do të përdoret si ilaç
September 15
11:01 2016

Shteti kanadez ka vendosur të lejojë përdorimin e lëndës narkotike të llojit “heroinë” si një ilaç që do të përdoret për trajtimin e atyre personave të varur shumë nga droga. Programi “Special Access” u lejon mjekëve t’u ofrojnë pacientëve të tyre medikamentin “Diacetylmorphine”.

Qeveria e cilësoi këtë vendim si një nevojë mjekësore për raste emergjente. Një numër vendesh kanë lejuar përdorimin e heroinës ndaj pacientëve që nuk i janë përgjigjur pozitivisht opsioneve të tjera të trajtimit dhe ky medikament mund t’i ndihmojë që ata t’i rrinë larg mbidozës apo infeksioneve virale.

Në tetor 2013, Autoriteti Shëndetësor i Kanadasë ndaloi qasjen e mjekëve ndaj heroinës, por me rregulloren e re ajo do t’u ofrohet pacientëve vetëm nën mbikëqyrje të specializuar.

Ministrja e Shëndetësisë në Kanada, Jane Philpott, bëri me dije se qeveria me në krye Justin Trudeau do të sponsorizojë një samit lidhur me këtë çështje. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje