Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanadaja lejon zyrtarisht hixhabin si pjesë të uniformës së policeve

Kanadaja lejon zyrtarisht hixhabin si pjesë të uniformës së policeve
August 25
16:59 2016

Policia Kalorsiake Mbretërore në Kanada ((RCMP) ka vendosur të lejojë gratë myslimane që të veshin hixhabin gjatë ushtrimit të detyrës. Ky vendim merret 16 vjet pas lejimit të veshjes së turbanit.

Zëdhënësi i Ministrisë të Sigurisë Publike, Scott Bardsley, u shpreh për “AFP” se kjo masë ka për qëllim inkurajimin e më shumë grave myslimane në radhët e RCMP-së, si mënyrë për të reflektuar mbi diversitetin në komunitetin kanadez.

Një muaj më parë, RCMP testoi tri lloje të hixhabit për të miratuar më pas një dizajn.

Ky vendim shihet si një qëndrim i Kanadasë kundër islamofobisë dhe renditjen larg vendeve që synojnë të cenojnë lirinë e myslimanëve në komunitet. “Në Kanada, ne mund të flasim për pranimin, miqësinë, mirëkuptimin? Ne i nderojmë komunitetet e ndryshme dhe të pasura.”, është shprehur ndër të tjera kryeministri kanadez Justin Trudeau. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje