Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanabisi në Malësinë e Tiranës, policia nis aksionin për asgjësimin

September 29
09:51 2016

Policia e Tiranës ka nisur aksionin për asgjësimin e bimëve narkotike Cannabis sattiva të zbuluar në Malësinë e Tiranës. Në zonën e Qafë Mollës u zbuluan dy parcela me 2.000 rrënjë.

Në parcela dalloheshin lehtazi magazinat e improvizuara për vendqëndrimin e rojeve, punëtorëve dhe tharjen e bimës narkotike. Menjëherë pas zbulimit, burime të policisë u shprehën se do të ndërhynin të nesërmen (të mërkurën), por ndërhyrja ka nisur mëngjesin e ditës së sotme. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje