Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanabis në Malësinë e Tiranës, policia: Do të ndërhyjmë

September 27
21:55 2016

...

Parcela të paprekura droge janë zbuluar në zonën e njohur si Malësia e Dajtit. Në parcelat e filmuara nga ajri, bimësia shfaqet në fazën përfundimtare të pjekjes.

Referuar edhe deklaratave të banorëve të zonës, të cilët janë pyetur nga “Report Tv”, bima narkotike rezulton në tokë pa pronar, siç rëndom veprojnë trafikantët.

Në parcela mund të dallohen lehtë magazinat e improvizuara për vendqëndrim të rojeve, punëtorëve dhe tharjen e drogës. E pyetur lidhur me ekzistencën e këtyre parcelave, Policia e Tiranës është shprehur se të mërkurën do të zhvillohet një operacion masiv në këtë zonë, përfshirë këtu ndërhyrjen nga ajri. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje