Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kampioni i botës, Trezeguet, ekskluzivisht për “Thumb”, flet për vajzat shqiptare

Kampioni i botës, Trezeguet, ekskluzivisht për “Thumb”, flet për vajzat shqiptare
April 21
12:11 2017

Kampion me ekipin e Monaco-s në Francë, fitues i Serisë A me ekipin e Juventusit, fitues i Kupës së Botës në vitin 1998, fitues i Euro 2000 me Francën, me golin e tij në kohën shtesë “Golden Goal” përballë Italisë dhe finalist i Champions League në 2003.

David Trezeguet, idhull i juventinëve e tifozëve të Francës kudo në botë, si dhe i preferuar nga qindra futbolldashës, ka qenë i pranishëm për herë të parë në Tiranë pasditen e së enjtes, i ftuar nga “Heineken” si sponsor zyrtar i UEFA Champions League, në vazhdim të fushatës “Champion the Match”.

Edhe pse ka pasur pak çaste të lira në dispozicion dhe një axhendë tmerrësisht të zënë, gazetari Andi Vrapi nga emisioni “Thumb” ka arritur të depërtojë në vendin ku qëndronte futbollisti Trezeguet, duke i shkëputur një intervistë të shkurtër.

Xhentil dhe me të njëjtin klas që e karakterizonte në fushat e futbollit, Trezeguet ka folur për impaktin që i kanë dhënë me një shikim të parë vajzat shqiptare.

Për të mësuar të plotë intervistën e futbollistit të mirënjohur dhe ato që ai ka thënë për femrat shqiptare dhe fansat e tij, ndiqni emisionin “Thumb” ditën e shtunë, në orën 18:00, në televizionin “ABC News”. /Blitz.al/

Goli i Trezeguet në Kampionatin Europian të vitit 2000.

Komento
Shperndaje