Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kampionati Europiani i peshëngritjes do të mbahej në Shqipëri, skandali i dopingut na heq të drejtën

Kampionati Europiani i peshëngritjes do të mbahej në Shqipëri, skandali i dopingut na heq të drejtën
January 22
17:49 2018

Sportistja Romela Begaj rezultoi pozitive në tëstin e dopingut e kjo mjaftoi që në vendin tonë të ndodhin një sërë ngjarjesh.

Elez Gjonaj kreu i federatës së peshngritjes është detyruar të japë dorheqjen si pasojë e trysnisë të opinionit publik, ndërsa sot ka ardhur një lajm që ka penzlizuar dhe paralizuar në mënyrë direkte Shqipërinë.

Me anë të një emaili Federata Europiane e Peshëngritjes ka lajmëruar se Shqipërisë i është hequr e drejta e organizimit të KampionatitEuropian të shtangës në kategorinë senio, i cili ishtë programuar që të zhvillohej në Tiranë me datat 23-mars deri në 1- prill të këtij viti ka raportuar telesport.

Si motiv për këtë vendim në email thuhet që është përsëritja e problemeve me dopingun. Në lidhje me këtë Federata Europiane e Peshëngritjes do të gjejë një tjetër shtet për të organizuar këtë event.

Por mendohet se më e keqja për Shqipërinë  nuk është ky lajm por  për vendin tonë mund të merret një vendim më i ashpër duke e penalizuar nga të gjithë kompeticionet europiane. /Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje