Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kamioni godet turmën, dhjetëra të vdekur në Francë

Kamioni godet turmën, dhjetëra të vdekur në Francë
July 15
00:24 2016

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë festimeve të “Bastille Day” në Nice, qytetin jugor të Francës. Referuar raportimeve të mediave dhe imazheve të shpërndara në Twitter, dhjetëra njerëz shihen të shtrirë nëpër rrugë, ndër ta viktima dhe të plagosur.

Autoritetet vendase u kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur ndonjë tjetër ngjarje të rëndë, ndërkohë që një zyrtar lokal ka raportuar se bëhet fjalë për 30 viktima.

Veç kësaj, është raportuar edhe për të shtëna mes forcave të policisë dhe disa personave që ndodhen në kamion, por ende nuk është konfirmuar. Imazhet e shpërndara shfaqin një kamion të bardhë të futur mes turmës në Promedane des Angais, në përfundim të spektaklit të fishekzjarrëve me rastin e festës kombëtare.

Komento
Etiketimet
Shperndaje