Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kamëz, kamioni përplas për vdekje 70-vjeçaren

Kamëz, kamioni përplas për vdekje 70-vjeçaren
August 25
12:00 2016

Një e moshuar ka gjetur vdekjen pas përplasjes nga një kamion. Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Kamëz, në afërsi të Institutit Bujqësor. Nga të dhënat paraprake mësohet se pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, ajo s’ka mundur tu rezistojë plagëve të marra.

Viktima është identifikuar si Xhemile Ukdashi, nga Librazhdi. Është kryer arrestimi i drejtuesit të mjetit që shkaktoi vdekjen e kalimtares. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se kalimtarja e moshuar nuk po kalonte në vizat e bardha. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje