Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kam vajzën me kancer, s’kam bukë në shtëpi”, shpërthen në lot polici

“Kam vajzën me kancer, s’kam bukë në shtëpi”, shpërthen në lot polici
March 02
12:24 2017

I arrestuar ditën e djeshme gjatë operacionit masiv të policisë në Shkodër ndaj parcelave me kanabis në këtë zonë, efektivi Ardian Loci nuk ka pranuar asnjë nga akuzat dhe ka shpërthyer në lot gjatë marrjes në pyetje në seancën gjyqësore.

Loci ka qenë i dyshuar se dekonspironte aksionet policore kundër kanabisit në Shkodër.

“Kam 21 vite shofer në FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemër e me mendje. Kam gruan të sëmurë dhe vajzën e sëmurë po ashtu, me sëmundje të keqe në kokë. Kam vajzën tjetër të vogël që s’ka kush ma çon në shtëpi. S’kam marrë asnjë shpërblim. Kam shtëpinë pa pllaka. E ndiej veten shumë të rënduar aq sa të vras veten. Janë akuza të shpifura. S’kam bukë në shtëpi. Edhe një shpërblim që mora kam shlyer borxhet dhe energjinë. S’kam pasur lekë t’i paguaj vajzës ilaçet. Nuk i përkas asaj kategorie. I kam çuar një shoku një thes miell se s’kishte me çfarë ta merrte dhe i thashë mos më thuaj më ashtu se kushedi si merret. Në rregull,- më tha. Si qenka, unë kam folur me një në lagje. Kam qenë në shërbim më përpara dhe sa shkova në shtëpi duke ngrënë bukë më arrestuan. Jam shumë i zhgënjyer me këtë që më është bërë”,- tha Loci para togave të zeza.

Me gjithë sqarimet e Locit, gjykata e ka lënë në arrest me burg, pasi dyshohet si pjesë e grupit kriminale që merrej me mbjelljen dhe shitjen e kanabisit.

Në aksionin e zhvilluar dje në Shkodër u arrestuan 18 persona si pjesë e këtij grupi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje