Blitz

 Breaking News

Kallëzim penal për farmacistët që rritin çmimet e maskave dhe dezinfektuesve

Kallëzim penal për farmacistët që rritin çmimet e maskave dhe dezinfektuesve
February 25
11:50 2020

Ministrja e Shëndetësisë ka paralajmëruar se do të ketë kallëzim penal për ato farmaci që do të rritin çmimet për produktet higjienizuese, në një moment që Koronavirusi është më afër se kurrë vendit tonë. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” Blendi Fevziu e pyeti Manastirliun se çfarë po ndodh me çmimet dhe mungesën e produkteve higjienizuese në treg.

Fevziu: A jemi të pajisur me mjete parandaluese

Manastirliu: E them me garanci që janë marrë të gjitha masat.

Fevziu: Maskat nuk gjenden në dyqane, as solucioni.

Manastirliu: Nuk duhet të biem pre e panikut që ka pasur në fakt dhe në vende të tjera. Konfirmoj që ne kei marrë masat që në strukturat spitalore të mos ketë mungesë. Në raport me dorezat dezinfektantët, të gjithë elementët e mbrojtjes perosnale janë dhe do të jenë të garantuara. Në farmaci do vijojnë furnizimet.

Fevziu: Po nuk ka, sot ishte vrulli i parë

Manastirliu: Nuk është vendi për ta thënë me kaq panik, se kështu po e thua. Po them se do vijojë furnizimi nga depot, sot kam pasur takim me furnitorët. Do merren masat, dihet që tregu botëror ka pasur problematika në furnizim, duhet të jemi realistë. Dhe të informojmë.

Fevziu: Po për çmimet që janë rritur?

Manastirliu: Po kemi vënë Inspektoriatin për të bërë këtë verifikim, në Milano ka fillaur çështja në prokurori.

Fevziu: I njëjti solucion nga 150 lekë ka shkuar 6 mijë lekë.
Manastirliu: Inspektorët e barnave po vlerëosjnë tregun e farmacive të hapura do ketë kallëzime penale për ato që abuzojnë.

Share