Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kakavijë, ndalohet i shpalluri në kërkim, i dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg

Kakavijë, ndalohet i shpalluri në kërkim, i dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg
October 26
09:30 2016

Nga Anduena Llabani

Në datë 25.10.2016, në orën 22:30, nga Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në afërsi të Piramidës 28, u kap shtetasi Kastriot Dida, i cili po tentonte të kalonte kufirin.

Menjëherë u shoqërua nga Shërbimet e Policisë. Pas verifikimit të bërë në sistemin “TIMS” rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim.

Nga specialistët kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit Kastriot Dida, 48 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, me shkresë nr. 216/2, datë 01.07.2016, ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit nr. 67, datë 16.05.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 283/a/2-22 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje