Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kafshët më të shpejta në botë drejt zhdukjes

Kafshët më të shpejta në botë drejt zhdukjes
December 27
13:25 2016

Vetëm 7100 çita kanë mbetur në botë dhe ato po shkojnë drejt zhdukjes, në bazë të një studimi më të fundit.

Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës ka kërkuar që kafsha më e shpejtë në botë të përfshihet në listën e specieve “në rrezik”, pasi për momentin ndodhet në statusin “vulnerabël”.

Çitat kanë humbur 91% të habitateve të tyre natyrale në Afrikë dhe Azi dhe për këtë arsye rrezikohen realisht në vitet e ardhshme.

Nga të dhënat e deritanishme ekzistojnë vetëm 50 çita në Iran dhe në vendet e tjera aziatike janë zhdukur tërësisht, prandaj për momentin çitat ekzistojnë vetëm në Afrikë.

Pjesa më e madhe e tyre, përpos humbjes së habitatit, po rrezikohen edhe nga gjuetia e paligjshme, si dhe humbja e preve të tyre, çka bën të mos ushqehen mjaftueshëm e të ngordhin. /Blitz.al/

Shperndaje