Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kadri Veseli, kryetari i ri i PDK-së: Na presin shumë punë të përbashkëta

Kadri Veseli, kryetari i ri i PDK-së: Na presin shumë punë të përbashkëta
May 07
14:56 2016

Kadri Veseli është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës nga votat e gjithë delegatëve në votimin e hapur që u zhvillua, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në Konventën e VII të PDK-së, Hajredin Kuçi deklaroi se Veseli ishte kandidati i vetëm dhe propozoi votim të hapur. Gjatë fjalës së tij në Konventën Zgjedhore, Veseli kërkoi që t’i jepej mundësia dhe ndonjërit nga anëtarët e partisë që të kandidonte për anëtar të PDK-së.

Pas zgjedhjes së tij, ai falenderoi për delegatët që e përkrahën dhe tha se PDK-në e e presin shumë punë të përbashkëta në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Do të vazhdojmë aleancën e përhershme dhe të përjetshme me SHBA. Do të vazhdojmë orientimin tonë pro-perëndimor, anëtarësimin tonë në NATO me Forcat e Armatosura të Kosovës, forcë e cila së shpejti do të themelohet”, – u shpreh ai.

Etiketimet
Shperndaje