Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kabriole” sekuestron 5.3 kg kanabis, në pranga 3 persona

May 04
10:07 2016

...

...
Picture 1 of 5

Gjatë operacionit të koduar “Kabriole”, Policia e Gjirokastrës zbuloi një sasi të konsiderueshme lëndësh  narkotike dhe vuri në pranga tre persona. Janë arrestuar shtetasit Arben Memajdini, 32 vjeç dhe Dorian Memajdini, 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në Sarandë dhe Arbër Petrani, 24 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i tyre është kryer ditën e djeshme në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Arbër Petani në bashkëpunim me dy persona të tjerë do kryenin transportin e lëndës narkotike nga Këlcyra drejt Gjirokastrës dhe më pas drejt Sarandës.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar dy mjete, një “Fiat Punto” me targa HMH 4943 dhe një “BMW” me targa AA 494 DU, të cilat lëviznin në drejtim të Urës së Dragotit. Mësohet se në vendin e quajtur “Kthesa” e fshatit Kodër është bërë ndalimi i mjetit “BMW” me drejtues Arbër Petranin, ndërsa tek “Ura e Leklit” është bërë ndalimi i mjetit “Fiat Punto”, i drejtuar nga Arben Memajdini dhe pasagjer vëllai i tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW” u gjet një qese, ngjyrë e zezë me lëndë të dyshuar “Cannabis Sattiva” me peshë 5.3 kg. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje