Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ka ende një shpresë për ata që nuk fituan lotarinë amerikane. Ja çfarë njofton ambasada më Tiranë

Ka ende një shpresë për ata që nuk fituan lotarinë amerikane. Ja çfarë njofton ambasada më Tiranë
May 18
12:30 2018

Nëse nuk jeni përzgjedhur si fitues i lotarisë amerikane nuk duhet të humbni ende shpresat. Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, ambasada Amerikane në Tiranë thotë se mund të vazhdoni të kontrolloni statusin pasi në të kaluarën ka ndodhur që ata që nuk janë shpallur fitues në fillim janë shpallur fitues më vonë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook Ambasada këshillon aplikuesit që të kontrollojnë statusin herë pas here deri në 30 shtator 2019.

Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni tek https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/,  ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019. Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Nëse rezultoni të përzgjedhur, ju duhet të vazhdoni me plotësimin e formularit DS-260”.- shkruhet në të.

Mesa duket për shiqptarët që nuk janë përzgjedhur ka ende një shpresë…/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje