Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Juventus, UEFA nis hetimin për gjestin e Cristiano Ronaldo në Champions League

Juventus, UEFA nis hetimin për gjestin e Cristiano Ronaldo në Champions League
March 18
16:17 2019

Gjesti i Cristiano Ronaldos si përgjigje për  Diego Simeone në fund të kthimit fantastik të rezultatit  nga Juventus në ndeshjen kundër Atletico Madrid është zyrtarisht nën hetim. Kjo ndeshje ka përfunduar nën hetim nga Uefa dhe përkatësisht për “sjellje të pahijshme”  kundër CR7  i cili megjithatë duhet të shmangë sanksionimin e skualifikimit e skualifikimit për incidentin që u zhvillua me 12 mars.

Kjo është një deklaratë e lëshuar nga organi më i lartë evropian i futbollit vendimi i të cilit do të komunikohet të enjten.

“Pas një hetimi të kryer nga komisioni i etikës dhe disiplinës në pajtim me nenin 55 u hap një procedurë disiplinore për sjellje të pahijshme ndaj futbollistit Cristiano Ronaldo pas ndeshjes se të 16-tave në Ligën e Kampioneve mes Juventusit dhe Atletico Madrid me 12 mars. Rasti do të diskutohet më 21 mars nga komisioni i etikës dhe disiplinës”.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje