Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti i KE-së, Juncker – Britanisë së Madhe: Sqaroni pozicionin tuaj. Ndihem i trishtuar!

Presidenti i KE-së, Juncker – Britanisë së Madhe: Sqaroni pozicionin tuaj. Ndihem i trishtuar!
June 28
11:36 2016

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i ka kërkuar Britanisë së Madhe “të sqarojë pozicionin e saj” sa më shpejt të jetë e mundur. Duke iu drejtuar Parlamentit Europian, ai tha se marrëdhëniet me Britaninë e Madhe do vijojnë të mbeten miq, por është e nevojshme që kjo e fundit të deklarojë qëndrimin për të shmangur pasigurinë.

Pas vendimit të Britanisë për daljen nga BE, pritet që David Cameron të takohet me krerët e Bashkimit Europian. Ai vendosi të japë dorëheqjen për t’i lënë vendin pasardhësve të zhvillojnë negociatat pas daljes.

“Ne kemi nevojë të sqarohet situate sa më shpejt të jetë e mundur, por dua të them se unë vazhdoj të jem i trishtuar sepse unë s’jam një robot, një burokrat. Unë jam një europian dhe gëzoj të drejtën të them se më vjen keq për rezultatin e votimit britanik.”, tha më tej Juncker, i cili theksoi se duhet të respektohet vullneti i popullit britanik.