Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jul Deda: “Lali dhe Fuga po rrihen me shuplaka në vende të ndryshme të trupit”

Jul Deda: “Lali dhe Fuga po rrihen me shuplaka në vende të ndryshme të trupit”
February 27
10:05 2017

Tashmë Jul Deda njihet edhe për angazhimin politik me Partinë Demokratike përpos artit. I pranishëm prej ditësh tashmë në çadrën e opozitës para kryeministrisë, Jul Deda nuk ka lënë pa komentuar incidentin e kreut demokrat Basha kur e fishkëllyen pasi shkoi të takonte marshuesit e Zharrëzës.

Në këtë takim, Basha u fishkëllye nga anëtarët e organizatës politike që, sipas Dedës, janë të sponsorizuar nga Erjon Veliaj dhe Endri Fuga.

 

STATUSI I PLOTË

 

Më vjen “keq”, por kësaj radhe, makineria e fasadës në kryeministri dhe në Bashkinë e Tiranës nuk po funksionon, dështim.

Lali/Fuga janë të mërzitur, po rrahin njëri-tjetrin me shuplaka në vende të ndryshme të trupit, sepse u mor vesh se ata që kundërshtuan kryetarin e opozitës kur u takua me banorët e Zharrëzës ishin ca aktorucë të gënjyer me nga një sanduiç dhe disa komunistë të pandreqshëm të një organizate politike.

Kujdes Lali/Fuga, po ju paralajmëroj të mos guxoni të sillni ndonjërin nga këta andej nga çadra e opozitës dhe t’i infiltroni si demokratë apo si njerëz në nevojë dhe pastaj të krijojnë probleme! Mos guxoni ta bëni, sepse nuk mbajmë përgjegjësi! I njohim. Edhe po të mos njihen, duken rilindasit, zemrat e vogla komuniste.

P.s. Protesta vazhdon……….

Komento
Shperndaje