Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju tregojmë çfarë ka ndodhur me priftin francez pasi i gjithë rrjeti e “kryqëzoi” për goditjen ndaj vogëlushit 

Ju tregojmë çfarë ka ndodhur me priftin francez pasi i gjithë rrjeti e “kryqëzoi” për goditjen ndaj vogëlushit 
June 24
10:58 2018

Me siguri ju ka rënë në sy këto ditë, një video që po qarkullon kudo në rrjete sociale, ku një prift, e godet me shpullë një fëmijë që vetëm po qante gjatë pagëzimit të tij. Ky gjest inatosi keqazi rrjetin, ku të gjithë më pas kërkonin që prifti të denoncohej në polici e të merrte ndëshkimin e merituar.

“Nuk dija çfarë të bëja sepse ai nuk po pushonte, ndaj dhe veprova ashtu. Jam 89 vjeç dhe ky ishte pagëzimi im i fundit përpara se të dilja në pension. Njerëz jemi dhe ndonjëherë veprojmë kështu” – ka thënë prifti për mediat.

Ndërkohë kisha ka marrë masa duke e larguar menjëherë priftin nga të gjitha pozicionet duke mos e lejuar më të marrë pjesë në ceremoni të tilla. Ai mund të vazhdojë të jetë besimtar i devotshëm por funksione nuk do të ketë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje