Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju publikuan 2000 mesazhe erotike, ministri jep dorëheqjen

Ju publikuan 2000 mesazhe erotike, ministri jep dorëheqjen
July 15
13:37 2018

Një ministër tjetër ka dhënë dorëheqje por jo për çeshtje parimore apo për padakordësi në lidhje me reformat në vend, por sepse u rapotua se i kishte dërguar mesazhet seksi dy femrave.

Andreë Griffiths dha dorëheqjen si ministër i biznesit të vogël të premten në mbrëmje për “arsye personale”, tha Departamenti për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale në britaninë e madhe.

Griffiths u zbulua se kishte dërguar 2000 mesazhe eksplicite drejt dy femrave në zonën e tij zgjedhore, të cilat u zbulan nga “Sunday Mirror. Ai lëshoi një deklaratë duke kërkuar falje për atë që kishte bërë. 47-vjeçari tha: “Unë jam thellësisht i turpëruar për sjelljen time që i ka shkaktuar shqetësime të pallogaritshme gruas e familjes sime, të cilëve u kam borxh gjithçka dhe më vjen turp ndaj kryeministres dhe qeverisë që jam kaq krenar që i kam shërbyer.”

Griffiths dorëzoi dorëheqjen në parlament mbrëmjen e së premtes.Ai tha se do të kërkonte ndihmë profesionale për të trajtuar sjelljen e tij të papranueshme duke dërguar tekste seksi.

“Unë nuk kërkoj të justifikoj sjelljen time dhe do të kërkoj ndihmë profesionale për të siguruar që nuk ndodhi kurrë më,”-shtoi ish-ministri. “Me kalimin e kohës shpresoj të fitoj faljen e të gjithë atyre që më besuan.”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje