Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jozefina Topalli sulmon Lulzim Bashën: “E paralajmërova Berishën! Gënjeshtar! Erdhi për të përfituar në PD”

Jozefina Topalli sulmon Lulzim Bashën: “E paralajmërova Berishën! Gënjeshtar! Erdhi për të përfituar në PD”
April 26
21:13 2018

Ish-kryeparlamentarja dhe ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Pa Ekspozuarit”, ku ka folur për Kongresin e ri të Partisë Demokratike.

Sigurisht, Topalli nuk ka lënë pa përmendur edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha, të cilin e etiketon si shkatërrimtarin e kësaj force partiake.

Teksa fliste për Bashën, Topalli i është referuar gjatë gjithë bisedës si “djali nga Holanda”.

“Djali nga Holanda, u kthye nga andej dhe tha kam ardhur për të luftuar me shqiptar! Që në fillim e kam kuptuar që gënjen!”, – u shpreh ish-kryeparlamentarja. “Ai u kthye sepse i kishte mbaruar kontrata atje ku ishte dhe erdhi për të përfituar për vete”.

“Këtë e kam kuptuar që në fillim dhe e kam paraljmëruar Berishën. E ja ku jemi sot. E ka lënë vendin pa një opozitë dhe me një qeveri që nuk di nga ta kapësh, me ministra që njerëzit nuk i njohin. Ka vledhur siglën, ka marrë peng partinë!”, – është shprehur Topalli. /Blitz.al/

Shperndaje