Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jose Mourinho: “Duhet të përmirësohemi”

Jose Mourinho: “Duhet të përmirësohemi”
January 11
11:57 2017

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka ngritur tempin, duke thënë se ekipi i tij duhet të përmirësojë lojën pasi me rendimentin që japin nuk mund të mundin Liverpool-in ndeshjen e ardhshme që do të luhet në “Old Trafford”.

Tekniku portugez e akuzoi ekipin e tij se është shumë i ngadaltë dhe e komplikon herë pas here lojën, ndërkohë që nuk harroi të kritikojë edhe fansat e ekipit, që sipas Mourinhos janë shumë të fjetur, duke përmendur ndeshjen kundër Hull City-t.

“Nuk e kam bërë siç duhet punën time për të përgatitur lojtarët dhe ndoshta duhet të fus më tepër tension për t’i bërë lojtarët më dinamikë”,- tha Mourinho, duke  shtuar: “Unë duhet të përmirësohem, lojtarët duhet të përmirësohen dhe fansat gjithashtu për ndeshjen e të dielës kundër Liverpool. Edhe ne jemi fajtorë që fansat nuk janë energjikë, sepse loja jonë ndikon drejtpërdrejt tek entuziazmi i tyre”.

Më tej Mourinho shtoi: “Ne kemi fansa fantastikë. Kur ne nuk luajmë shumë bukur dhe intensiteti i lojës mungon, është normale që fansat të mos japin mbështetje”,- përfundoi tekniku.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje