Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jorgo Zani, vrasësi i 12-vjeçarit: E vrava që të bashkonim mendimet

Jorgo Zani, vrasësi i 12-vjeçarit: E vrava që të bashkonim mendimet
September 30
19:05 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me autorin e krimit të rëndë në Palasë, Jorgo Zani, i cili nuk ndodhet më në paraburgim. Jorgo Zani akuzohet për vrasjen makabër të të afërmit të tij 12-vjeçar, që kishte shkuar në Palasë për të pushuar te gjyshërit.

Nga ekspertimi psikologjik i kryer mësohet se Zani ka pasur mungesë të theksuar higjiene dhe mbahej i veçuar në dhomën e vëzhgimit, larg të burgosurve të tjerë, shkruan “News24″. Gjatë intervistimit, ku ai është shfaqur i ftohtë, mësohet të ketë thënë ndër të tjera se kishte dy vjet që donte ta vriste.

“Kisha 2 vjet që doja ta vrisja, ditët e fundit më thoshte “më vrit” dhe unë e vrava që të bashkonim mendimet”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje