Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

John Kerry: Shpresojmë në paqe dhe stabilitet. Pritet deklarata e presidentit Erdogan

John Kerry: Shpresojmë në paqe dhe stabilitet. Pritet deklarata e presidentit Erdogan
July 15
23:20 2016

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka reaguar menjëherë pas pretendimeve për marrjen e pushtetit në Turqi duke shprehur solidaritetin: “Shpresojmë se do të arrihet paqja, stabiliteti dhe uniteti brenda Turqisë.”, është shprehur Kerry, pas njoftimit të ushtrisë për për grusht shteti. Ushtria ka informuar se pavarësisht grushtit të shtetit, do të mbajë marrëdhëniet diplomatike të shtetit turk me vendet e tjera, pa i cenuar ato, përcjell Blitz.al.

Ndërkohë që pritet një deklaratë e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, situate e rëndë në Turqi po ndiqet me vëmendje nga liderët botërorë. Forcat e ushtrisë i kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që deri tani nuk raportohet për të lënduar.

“Forcat e armatosura turke kanë marrë plotësisht përsipër administrimin e vendit për të rivendosur rendin kushtetues, të drejtat dhe liritë e njeriut, sundimin e ligjit dhe të sigurisë së përgjithshme që ishte dëmtuar.”, thuhet në deklaratën zyrtare të Turqisë.

Etiketimet
Shperndaje