Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

John Kerry: Mirënjohës Shqipërisë për muxhahedinët

John Kerry: Mirënjohës Shqipërisë për muxhahedinët
September 13
17:13 2016

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka shprehur mirënjohjen e tij qeverisë shqiptare për kontributin që kjo e fundit ka dhënë lidhur me çështjen e muxhahedinëve. Në një konferencë për mediat, ai vlerësoi marrëveshjen me Shqipërinë për pranimin e muxhahedinëve.

Këtë vlerësim, sekretari amerikan i Shtetit e shprehu teksa iu referua transferimit të 280 muxhahedinëve që janë dëbuar nga Irani, transferim që Kerry e cilësoi si përmbyllje të një iniciative diplomatike të SHBA-ve.

“Shqipëria ka një traditë krenare për mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël, ashtu siç bëri gjatë konfliktit në Kosovë dhe zhvendosjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast Shqipëria gjithashtu shprehu vullnetin për të luajtur rol të rëndësishëm humanitar”, – është shprehur ndër të tjera John Kerry. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje