Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Joe Biden takon Majlinda Kelmendin: Më bëtë të ndihem si hero!

Joe Biden takon Majlinda Kelmendin: Më bëtë të ndihem si hero!
August 17
12:53 2016

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit. Në konferencën për mediat të mbajtur pas këtyre takimeve, njeriu i dytë i Amerikës është shprehur se ndihet i vlerësuar sa herë që vjen në Kosovë.

Ai shprehu falënderimet që një rrugë në Kosovë po merr emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, i cili i shërbeu sistemit të drejtësisë pas luftës në vend. Zëvendëspresidenti amerikan u shpreh se vizitat në Kosovë e bëjnë të ketë gjithmonë e më shumë shpresë për vendin.

“Po e shihja fotografinë e Rugovës dhe më kthehet kujtimi për të. Njerëzit në Amerikë më pyesin se pse vij sërish e sërish në Kosovë. Kjo ndodh sepse sa herë që vij, kthehem më i gjallërishëm dhe me shpresë, se e shoh se dekadat dhe shekujt e armiqësisë mund të tejkalohen. Do të largohem nga ky vend sot pasdite, me një shpresë të rimëkëmbur. Ju po më bëni që të ndihem si hero”, – është shprehur Biden, përcjell Klan Kosova.

Në pritjen e tij në aeroport ishte e pranishme edhe xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, e cila qëndronte krah presidentit Hashim Thaçi. “Faleminderit që e sollët Majlinda Kelmendin në aeroport, më bëtë të dukem si hero para nipërve të mi”. /Blitz.al/

Komento