Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Joe Biden i drejtohet Trump: Rritu Donald!

Joe Biden i drejtohet Trump: Rritu Donald!
January 06
11:32 2017

Zëvendëspresidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden, i ka drejtuar një mesazh të fortë presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, Donald Trump, duke i thënë atij: “Rritu!”.

Këto fjalë ai i ka thënë në një intervistë për televizionin PBS, pasi u pyet për postimet e presidentit të ardhshëm Trump në Twitter-in dhe Facebook-un e tij personal.

“Rritu Donald, rritu! Është koha të jesh një i rritur”,- tha Biden. “Tani je president. Duhet të bësh diçka. Na trego çfarë di të bësh. Do të propozosh ligje, ne dhe publiku do të debatojmë për to e Kongresi do të votojë”,- shtoi Biden.

Më tej zv.presidenti tha se është e rrezikshme kur një president shprehet skeptik për inteligjencën e Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes.

Pak orë pas kësaj interviste, anëtarë të kabinetit të Trump-it janë kundërpërgjigjur. Chris Collins, pjesë e stafit të Trump-it e ka cilësuar këtë intervistë të Biden dhe fjalët e tij si patetike, për të shtuar se kjo thekson edhe një herë inatin e demokratëve për humbjen që pësuan në zgjedhjet e nëntorit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje