Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo vetëm në det por edhe në mal: “Politikanët shqiptarë nuk e lenë Shqipërinë as për pushime”

Jo vetëm në det por edhe në mal: “Politikanët shqiptarë nuk e lenë Shqipërinë as për pushime”
August 08
17:34 2018

Ndryshe nga qytetarët shqiptarë që kur vjen puna te pushimet duket se po preferojnë të largohen jashtë vendit, politikanët shqiptarë nuk e braktisin vendin as në ditët e nxehta të verës. Kryeministri, presidenti apo kryetari i opozitës, ditët e fundit para rinisjes së jetës politike aktive po e kalojnë brenda territorit tonë, duke shijuar pushimet por sigurisht duke promovuar bukuritë e shërbimet që ofron turizmi yne.

Sipas Opinion.al Edi Rama edhe këtë vit duket sikur ka zgjedhur bregdetin e jugut këtë vit, me një mision akoma me të vështirë, t`i mësojë notin djalit të tij Zaho.  Në foton amatore të siguruar duket se ai ka harruar për pak kohë shqetësimet e tij dhe po shijon kohën me Zahon, para se të kthehet në zyrë e parlament.

Në një mision është dhe presidenti Meta i cili prej disa ditësh është duke eksploruar e ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale bukuritë e alpeve e bjeshkëve të Rugovës. Aq qetësi dhe paqe ka gjetur presidenti në këto vise shqiptare sa dhe komentet  që ka bërë këto kohë kanë qenë vetëm për të ruajtur balancën dhe atmosferën politike. Së fundmi i është bashkuar dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kyemadhi e cila njejtë si kreu i shtetit është duke i shijuar pafund këto pushime.

Nga kampi opozitar duket se dhe kryetari i Pd-së Basha dhe ish kryeministri Berisha kanë zgjedhur Adriatikun për të bërë zhytjen e tyre të fundit para se të fillojnë betejën me qeverinë që kanë shpallur për në vjeshtë. Basha, kur është pyetur nga News24, ka thënë se ka zgjedhur Qerretin ndërsa Berisha prej vitesh tashmë nuk i ndahet Gjirit të Lalëzit kur provon cdo verë të thyejë rekordin e tij të notit.

Nuk e  dimë sa i shërbejnë këto pushime politikanëve për të reflektuar për aksionet që do ndërmarrin me nisjen e sesionit të ri parlamentar por të paktën pushimet i kalojnë në vendet që aq shumë promovojnë në kuadër të turizmit, duke i dhënë dhe një mesazh të mirë qytetarëve.

 

Komento
Shperndaje