Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo vetëm Cristiano Ronaldo tek Juventus! Cilat janë transferimet më të bujshme e më të çuditshme të futbollistëve ndër vite?

Jo vetëm Cristiano Ronaldo tek Juventus! Cilat janë transferimet më të bujshme e më të çuditshme të futbollistëve ndër vite?
July 31
13:31 2018

Futbolli është një pasion i madh si për ata që e praktikojnë në fushë por edhe për shikuesit dhe adhuruesit e tij. Ai konsiderohet edhe si mbreti i sporteve për shkak të afeksionit me skuadrat e sidomos me lojtarët të cilët arrijnë të kthehen në idhuj për ne dhe çdo lëvizje e tyre në një farë mënyre ndikon edhe tek ata që janë të lidhur ngusht me këtë sport.

Ka futbollistë të cilët në botë kanë lënë gjurmët e tyre dhe vazhdojmë të kemi të rinj që po arrijnë kulmin e tyre në skuadrat përkatëse, duke u kthyer në fenomenë.

Por në këtë artikull do të ndalemi pak tek transferimet më të bujshme në botën e futbollit, ato që kanë lënë gjurmë dhe që ndikuan edhe tek tifozët për shkak të rëndësisë së madhë dhe peshës që kishin këto futbollistë. Sigurisht që në futboll është folur gjithmonë për shifra të mëdha, por ditët e fundit ato kanë arritur kulmin e tyre.

 

  • Ronaldo “Fenomeni” tek Milan
    Një ndër transferimet më të bujshme vite më parë ishte ai i “Fenomenit” Ronaldo (Luís Nazário de Lima) në vitin 2007, nga Real Madrid tek Milan, i cili shkatoi një pakënaqësi të madhe tek tifozët e Interit, pasi ai kishte kaluar një kohë të artë tek ai ekip nga viti 1997 deri në 2002-shin. Ata e konsideruan si një tradhëti të madhe dhe ishte një marrëdhënie e vështirë mes tifozëve dhe Fenomenit. Gjithsesi, braziliani u shpreh atë kohë se vendosi për këtë transferim pasi po kalonte një peirudhë të vështirë tek Real Madrid.

 

  • Figo tek Real Madrid
    Një tjetër transferim i cili bëri shumë bujë ishte ai i Luis Figos  nga Barcelona tek Real Madrid. Ai e nisi karrierën e tij me Sportingun e Lisbonës dhe në moshën 25-vjeçare mori fanellën e Barcelonës, duke fituar çdo turne të madh kombëtar apo ndërkombëtar, por një nga momentet që e mban mend çdo tifoz i futbollit është ai transferimit të tij tek Real Madrid në korrik të vitit 2000, për 60.1 milionë dollarë, duke u kthyer në futbollistin të cilin tifozët e Barcelonës e urrenin dhe thirrjet negative kundër tij nuk mungonin në asnjë ndeshje.

 

  • Paul Pogba, rikthimi tek Manchester United
    Një nga transferimet i cili u konsiderua si shumë i çuditshëm është pikërisht ai i Paul Pogba! Francezi ishte një lojtar i Manchester United, i cili ia “dhuroi” atë Juventusit me vlerë 0. Por nuk mbyllet këtu: pas 4 vitesh ai u rikthye tek Manchester United, por kësaj herë me një shifër prej 105 milion eurosh.

 

  • Ricardo Kaka tek Real Madrid
    Në  vitin 2009, Kaka bëri zgjedhjen që u konsiderua si zgjedhja e shkekullit kur zgjodhi Real Madridin, duke lënë kështu Milanin për 67 milion euro. Ky ishte tranferimi i dytë me i kushtueshëm, pas atij të Zinedine Zidane nga Juventusi për 77.5 milion euro. Kaka ishte i lumtur dhe kishte pasur gjithmonë dëshirën të vishte bluzën e Realit, edhe pse ai nuk dha maksimumin e tij siç bëri tek Milan.

 

  • Zlatan Ibrahimovic tek Barcelona
    Tranferimi i Zlatan Ibrahimovic nga Interi tek Barcelona u konsiderua si shumë sensacional për disa arsye. Ishte transferta më e madhe që Barcelona kishte marrë në konsideratë dhe marrëveshja më fitimprurëse e bërë nga Interi. Vlera e këtij transferimi kapi shifrën e 59 milionë poundëve. Ibra po shkonte në Barcelonë me qëllim që të fitonte Ligën e Kampionëve, por që nuk arriti të ishte komod në fanellën e Barcelonës dhe u detyrua të ndryshoojë klubin një vit më vonë.

 

  • Gonzalo Higuain tek Napoli, Milan
    Ai u kthye në një ndër futbollistët më të urryer tek Napoli pas tranferimit të tij tek Juventusi dhe po flasim për Gonzalo Higuain, i cili në vitin 2016-të, për 94.7 milionë euro la Napolin pas shumë javëve negociata. Por jo vetëm kaq: Ai jo vetëm la Napolin për rivalët e tyre kryesorë të viteve të fundit, por tashmë ka vendosur të kalojë tek rivalët historikë të bardhezinjve, Milan.

 

  • Gareth Bale tek Real Madrid
    Ai që shënoi i pari shifrën rekord të transferimeve në botën e futbollit me tre shifra ishte pikërisht Gareth Bale, i cili në sezonin 2013-2014 kaloi nga Tottenham tek Real Madridi për 101 milionë euro.

 

  • Mario Balotelli tek Milan
    Nuk mund të harronim Marion Balotellin i cili ishte pjesë e Inter dhe në vitin 2010 u largua për të provuar një ekperiencë të Manchester City. Më pas, në vitin 2014 erdhi sërish në Itali tek Milan, i huazuar nga Liverpool por nuk arriti të linte gjurmë.

 

  • Alisson Becker tek Liverpool
    Portieri i Romës, Alisson Becker u kthye në portierin më të shtrenjtë në histori, pasi anglezët e Liverpool ofruan plot 75 milionë euro për ta marrë, dhe drejtuesit e Romës pranuan.

 

  • Neymar tek Paris Saint Germain 
    Zhurmë të madhe bëri edhe transferimi i Nymar nga Barcelona tek  Paris SG. Ky transferim do të mbahet mend gjatë pasi ishte më i kushtueshmi i historisë së futbollit, madje duke e kaluar dyfish rekordin e mëparshëm që mbahet nga Paul Pogba, 105 mln euro. Neymar i ka kushtuar gjigandëve të “Ligue 1” 222 mln euro, shifër që del totalisht nga logjika e merkatos.

 

  • Leonardo Bonucci tek Milan, e sërish tek Juventus
    Lajmi i cili po shohim kudo ditët e fundit përsa i përket futbollit është edhe ai për një rikthim të Bonuccit tek Juventus. Para një viti ai u cilësua si një tradhtar pasi u transferua tek skuadra rivale e Milan. Por Leonardo Bonucci duket se është “penduar” për këtë lëvizje dhe kërkon rikthimin tek Juventus. Menaxheri i tij, Alessandro Lucci është takuar me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici në Milano për të negociuar në lidhje me mundësinë e rikthimit të Bonuccit te skuadra kampione nga Serie A.

 

  • Cristiano Ronaldo tek Juventus       E si përfundim nuk kishte si të  mungonte tranferimi i ditëve të fundit ai i Cristiano Ronaldos i cili pas nëntë sezoneve tek Real Madrid e kur të gjithë mendonin se karriera e tij do të mbyllej ai vendosi ti bashkohet Juventusit. Ky u quajt si tranferimi i shekullit dhe ishte diçka që edhe vetë tifozët më të zjarrtë të Juventusit e kishin të vështirë ta besonin. Real Madrid pranoi ofertën prej 105 milion eurosh që iu ofrua nga kuqezinjtë dhe Ronaldo ka firmosur për 4 vjet me 30 milionë euro në sezon. Juventusi arriti ti fitonte zemrën Cristianos dhe për të ishte një dashuri me shikim të parë. Tashmë kampionati Italian do të na dhurojë përsëri spektakël.

Ndoshta në ditët në vazhdim do të shohim edhe transferime të tjera, por këta që përmendëm më lart janë ato që u konsideruan të çuditshme por edhe spektakolare, si nga shifrat marramendëse edhe tek ndikimi i këtyre futbollistëve tek skuadrat përkatëse. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje