Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo të gjithë heronjtë mbajnë pelerina. Uragani “Harvey” shpërfaq dashurinë e njerëzve për kafshët

Jo të gjithë heronjtë mbajnë pelerina. Uragani “Harvey” shpërfaq dashurinë e njerëzve për kafshët
August 30
10:16 2017

Nuk janë të paktë njerëzit që thonë se duan kafshët më shumë sesa llojin e njëjtë.

Ndoshta kjo është një shprehje që vjen nga zhgënjimi që mund të pësosh nga njerëzit që të rrethojnë.

Por kjo ka pak rëndësi, sepse kur vjen puna te humanizmi dhe dashuria në momente të vështira ajo shpërfaqet dukshëm.

Uragani “Harvey” në SHBA ka shkaktuar dëme të mëdha dhe më shumë se 11 viktima të konfirmuara deri më tani, përpos dëmeve të shumta e pushtimit të disa qyteteve e zonave të banuara nga uji në lartësi të madhe.

Ajo që ka rënë në sy në këto çaste të vështira është edhe mbrojtja me fanatizëm e kafshëve dhe ndihma e dhënë ndaj tyre.

Një video e shpërndarë nga DODO në Facebook, faqe e njohur për mbrojtjen ndaj kafshëve, duket se si shumë njerëz kanë rrezikuar jetët e tyre për t’u ardhur në ndihmë kafshëve të ndodhura në rrezik nga uji.

Një video që tregon edhe njëherë se miqtë tanë dythundrakë apo katërthundrakë, si dhe shpendët e kafshë të tjera, vijojnë të mbeten një aset i paçmuar dhe njeriu rrezikon edhe jetën e tij për t’u ardhur në ndihmë. /Blitz.al/

Shperndaje