Blitz

 Breaking News

Jo më koronavirus! Tani sëmundja vdekjeprurëse do të quhet ndryshe

Jo më koronavirus! Tani sëmundja vdekjeprurëse do të quhet ndryshe
February 12
10:17 2020

Virusi vdekjeprurës që është përhapur me shpejtësi të madhe në Kinë dhe i ka marrë jetën mbi 1000 personave, tashmë do të ketë një emër specifik.

Emri zyrtar i këtij virusi është Covid-19, ndërsa koronavirus është termi me të cilin mediat dhe populli përdorën për grupin e viruseve ku përfshihet edhe Covid-19.

“Tashmë kemi një emër për sëmundjen dhe është Covid-19”, deklaroi drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesu.

Fjala koronavirus, me të cilën shpesh mediat dhe njerëzit iu referuan, është grupi i viruseve ku i përket Covid-19.

“Ishim të detyruar të gjenim një emër që nuk i referohej asnjë vendndodhjeje lokale, kafshe, grupi individual apo grupi njerëzish”, tha Ghebreyesu.

Emri i ri është marrë nga fjalët “corona”- CO, “virus”- VI dhe “disease”-D (sëmundje). 2019-a përfaqëson vitin ku shpërtheu.

Share