Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jepet leja nga Drejtoria e Burgjeve, djali i Aleksandër Ndokës nga qelia në varrimin e të atit

Jepet leja nga Drejtoria e Burgjeve, djali i Aleksandër Ndokës nga qelia në varrimin e të atit
December 10
13:06 2017

Djali i Aleksandër Ndokës, vëllait ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka i ekzekutuar mbrëmjen e së premtes me breshëri plumbash afër banesës së tij, do marrë pjesë në varrimin e të atit.

Samuelit i është dhënë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të qënë sot në orën 13:00 afër familjes në një moment kaq të vështirë.

I riu do të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie dhe pas ceremonisë për varrosjen e të atit do të rikthehet sërish në qeli. Po ashtu mësohet se edhe policia e shtetit është angazhuar për të rritur masat e sigurisë në zonë.

Djali i Aleksandër Ndokës, Samueli u arrestua më 28 tetor pasi u kap me një pistoletë me 7 fishekë, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje