Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës
April 10
17:30 2016

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatseniuk, vendosi të dorëhiqet nga posti gjatë një adresimi televiziv.

“Kam marrë vendimin që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit të Ukrainës. Të martën, më 12 prill, do t’ia dorëzoj atë parlamentit”, – është shprehur Yatseniuk, sipas raportimeve të mediave vendase.

Pak muaj më parë, presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, i kërkoi atij dorëheqjen, me motivin se Yatseniuk kishte humbur mbështetjen, pas akuzave për mosveprim dhe korrupsion.

FMN ka paralajmëruar se do të ngrijë të gjitha paratë e ndihmës financiare, në rast mosndërmarrjeje të reformave nga ana e Ukrainës. Pritet që Yatseniuk të zëvendësohet nga kryetari i parlamentit, Volodymyr Groysman, i cili është emëruar nga partia e Poroshenkos.