Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Jennifer Lawrence martohet në fshehtësi në një dasmë me 150 të ftuar

Jennifer Lawrence martohet në fshehtësi në një dasmë me 150 të ftuar
October 21
16:15 2019

Ylli i hollywoodit, Jennifer Lawrence  i ka thënë ‘po’ artistit Cooke Maroney, me të cilin është njohur një vit më parë.  Fituesja e Oscar-it është kurorëzuar në martesë me Maroney, drejtorin e galerisë së artit “New York City’s Gladstone”.

Ceremonia private u zhvillua në Belcourt of Newport në Rhode Island në rezidencën luksoze të ndërtuar në vitet 1890.

Lawrence dhe drejtori i Galerisë së Arteve në Manhattan i thanë ‘po’ njëri-tjetrit përpara 150 të ftuarve, përfshirë Amy Schumer, Emma Stone, Adele dhe Kris Jenner.

Sipas Elle, aktorja e famshme 28 vjeçare shkëlqeu me një fustan të Dior. Dasma ishte aq private sa paparacët nuk kanë arritur ta fotografojnë dot nuse Lawrence.

Sipas zërave, dita filloi me një barbekue përpara ceremonisë, për të vazhduar më pas me një koktejli, darke dhe një festë deri në mëngjes.

Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë qëndruar jashtë vilës me shpresën që mund të fotografonin pamjen apo të ftuarit, por të gjitha të pranishmit kanë mbërritur në festë të mbuluar me çadra për të evituar fotografët dhe kureshtarët t’i fotografonin.

Share