Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Jeni njeri, elefant, mace etj.? Ju duhen vetëm 12 sekonda për të…

Jeni njeri, elefant, mace etj.? Ju duhen vetëm 12 sekonda për të…
April 27
09:11 2017

Nuk ka rëndësi nëse kafsha është e egër apo e butë, gjuajtës apo pre e kafshëve të tjera, nuk ka rëndësi pesha e saj, sepse të gjitha kafshët gjitare  kanë një të përbashkët: kohën për të jashtëqitur.

Në bazë të një studimi të ri, të gjithë gjitarëve u nevojiten 12 sekonda për të liruar veten dhe ushtrojnë pak a shumë të njëjtin presion ndaj pjesës së poshtme të trupit, pavarësisht diferencës në peshë nga njëra-tjetra.

Studiuesit dolën në konkluzionin se kjo është e njëjtë edhe për njerëzit, edhe për elefantët, macet e të gjithë gjitarët e tjerë.

Për të arritur në këto konkluzione u studiuan për një kohë të gjatë 23 specie të ndryshme dhe u konsideruan një sërë faktorësh përfshirë edhe madhësinë e rektumit të secilës prej tyre.

Pavarësisht elementit të mësipërm që varion nga 4 në 40 cm diametrik, secilës i nevojitet një kohë mesatare prej 12 sekonda me +- 7 sekonda.

Sipas shkencëtarëve, ky element është perfeksionuar me kalimin e kohës te kafshët, sepse era që ato lëshojnë mund të kapet nga grabitqarët dhe ato shumë kollaj mund të kthehen në një pre të tyre.

Gjithashtu studimi konkludon se herbivorët si elefanti dhe panda kanë jashtëqitje më të kollajtë se karnivorët si tigri apo ariu, që ushqehen me mish ose gjallesa të tjera. /Blitz.al/

 

 

Share