Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jemen, rebelë të al-Kaedës vrasin 20 ushtarë

Jemen, rebelë të al-Kaedës vrasin 20 ushtarë
April 09
14:39 2016

Disa rebelë të dyshuar të al-Kaedës kanë vrarë sot 20 ushtarë jemenas në jug të vendit, sipas banorëve lokalë.

“Ushtarët ishin në udhëtim e sipër drejt provincës jugore Mohra për të marrë pagat, kur u sulmuan nga rebelët në afërsi të Abyan”, – janë shprehur banorët. Ndërkohë që nuk ka komente zyrtare për ngjarjen, raportohet se në këtë sulm kanë mbetur të plagosur 20 ushtarë të tjerë.

Disa zona të Abyanit, rreth 427 kilometra në juglindje të kryeqytetit Sana’a, janë prej disa muajsh nën kontrollin e militantëve të grupit terrorist të al-Kaedës.

Komento
Etiketimet
Shperndaje