Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Javë me fat për Kosovën, Eurovisioni pranon dhe flamujt jopjesëmarrës

Javë me fat për Kosovën, Eurovisioni pranon dhe flamujt jopjesëmarrës
May 06
18:05 2016

Eurovisioni ka vendosur të pranojë edhe flamujt e shteteve që nuk janë pjesëmarrëse në festivalin europian të muzikës. Përmes faqes zyrtare, Unioni i Transmetuesve Europianë bëjnë me dije ndryshimin e vendimit.

Pak ditë më parë, EBU publikoi listën e atyre vendeve që nuk kanë të drejtë të shfaqin flamujt e tyre gjatë kësaj gare. Flamujt e vendeve të ndaluara u krahasuan me ISIS, çka shkaktoi pakënaqësi të mëdha. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropian, Ulurike Lunacek, i kujtoi Eurovisionit se Kosova është e njohur nga 111 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe tashmë është koha që Kosova të përfaqësohet në këtë garë muzike.

Komento