Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Japonia ‘goditet’ sërish nga tërmetet! Numërohen viktima dhe qindra të plagosur

Japonia ‘goditet’ sërish nga tërmetet! Numërohen viktima dhe qindra të plagosur
April 15
10:39 2016

Tronditet Japonia, për herë të parë pas katastrofës në Fukushima!

2 tërmete të fuqishme me magnitudë më të lartë se 6 janë ndjerë mes mbrëmjes të së enjtes dhe ditës së sotme, duke shkaktuar të paktën 9 viktima dhe qindra të plagosur!
Një bilanc ky që rrezikon të përkeqësohet, ndërkohë që po bëhet e pamundura për të kërkuar për persona ende të gjallë në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara.

Në prefekturën e Kumamotos – epiqendra e tërmetit, në jug-perëndim të Tokios, dridhjet e forta të tokës kanë detyruar banorët të dalin në rrugë. Sipas asaj që dëshmojnë vet banorët, tronditjet kanë qenë aq të forta vertikalisht dhe horizontalisht, sa për të mos ndenjur dot në këmbë!

Zyrtarë të qeverisë deklarojnë se nuk ka asnjë rrezik për ndonjë pasojë në centralet bërthamore: as në Genkai, e as në Sendai.
Gjithashtu rreziku për një tsunami të mundshëm si pasojë e tërmeteve është thuajse inekzistent!

Komento
Etiketimet
Shperndaje