Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Japoni, ish-punonjësi i qendrës vret me thikë 19 persona me aftësi të kufizuar

Japoni, ish-punonjësi i qendrës vret me thikë 19 persona me aftësi të kufizuar
July 26
09:23 2016

Një tjetër sulm ka tronditur botën dhe këtë herë ka përfshirë Japoninë, një nga vendet më të sigurta në botë.

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër kujdesi ndaj personave me aftësi të kufizuar në qytetin japonez Sagamihara. Policia ka vënë në pranga një shtetas, një ish-punonjës i qendrës  i cili është dorëzuar vetë në rajonin e policisë dhe pranoi sulmin. Sipas deklaratës së tij, ish-punonjësi Satoshi Uematsu 26-vjeç është shprehur se donte që njerëzit me aftësi të kufizuara të “zhdukeshin”.

Policia  është shprehur se në muajin shkurt ai u ka dërguar një letër ku ka kërcënuar se do të vrasë me qindra njerëz me aftësi të kufizuar dhe ka qenë i shtruar në spital për gati dy javë. Sipas raportimeve nga mediat lokale, i dyshuari ka thyer xhamin e një prej dritareve të ndërtesës për të hyrë brenda dhe ka filluar të vrasë pacientët. Në momentin e sulmit mësohet se të pranishëm në ndërtesë kanë qenë 150 persona dhe tetë anëtarë të stafit. Viktimat e këtij sulmi ishin të moshës nga 19 vjeç deri në 70 vjeç. Zyrtarët kanë përjashtuar çdo lidhje ndaj terrorizmit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje